“Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën e Presidentit”/ Meta jep sqarime mbi takimin me Aleks Soros: Që nga muaji korrik ka pasur kërkesa për…

Diel, 22 December 2019 09:09

Kreu i shtetit, Ilir Meta, reagoi ndaj një opinioni të ish-ministrit të Jashtëm, Kastriot Islami, publikuar nga Syri.net. Meta thotë se në takimin me Alex Soros nuk është diskutuar Mini-Shengeni. Po ashtu kreu i shtetit sqaron se takimi kishte kohë që kërkohej nga Soros. Më poshtë reagimi i plotë:

Një përgjigje për mikun tim Prof. Kastriot Islami dhe gjithë të tjerët!

 

I mirëkuptoj reagimet emocionale të sinqerta apo të nxitura, lidhur me takimin tim me z.Aleksandër Soros, Zëvendëspresident i Fondacionit "Shoqëria e hapur", të bërë publik nga Zëdhënësi im z.Blushi.

Nuk më dukej me vend të reagoja ndaj tyre, por pas shkrimit të z.Islami, i cili veçse intelektual i njohur, është edhe ish-ministër i Jashtëm, më duhet të sqaroj disa rrethana dhe të shuaj çdo keqkuptim.

Unë nuk i di arsyet e vizitës së z.Soros në Tiranë, dhe as kam pyetur për to, pasi Shqipëria është e hapur për t'u vizituar nga të gjithë.

Ajo që di është se nga muaji korrik kur unë bëra publike disa akuza për rolin e Fondacionit "Shoqëria e hapur" për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri, ka patur disa kërkesa zyrtare për takim nga përfaqësues të këtij Fondacioni, në veçanti për të sqaruar pozicionin e tyre lidhur me Reformën në Drejtësi.

Do të ishte jo etike nga ana ime që ndërsa kam shprehur publikisht rezervat e mia për ta, t'i shmangesha një takimi të drejtpërdrejtë, për t'u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Për më tepër që shmangiet dhe gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim.

Takimi është bërë me kërkesë zyrtare dhe ka qenë zyrtar. Tema e të ashtuquajturit "Mini-Shengen" nuk ka ekzistuar në takim.

Tre temat që unë jam përqëndruar kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë.

E vetmja temë që nuk u përmend nga Zëdhënësi im ishte ajo e menaxhimit të pasojave të tërmetit.

Lidhur me të ashtuquajturin "Mini-Shengen" unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje.

Ndërsa për qëndrimin tim ndaj shtetit të Kosovës dhe Pavarësisë së saj të gjithë e dinë qëndrimin tim. Aq më tepër për Taksën e Kalimashit.

Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe përkushtimin e Tij për t'iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve shqiptarë përmes garantimit të zbatimit të referendumit si e drejtë kushtetuese.

SHQIPËRIA E PARA!

SHQIPËRIA NË BASHKIMIN EUROPIAN! 

Modifikuar më Diel, 22 December 2019 09:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...