Dje, Trupa e Marinsave të Ambasadës Amerikanë solli programin “Lodra për Vogëlushët” në shtëpinë e fëmijëve të qendrës Betania në Bubq, në dalje të Tiranës.
Ambasada amerikane njoftoi se fëmijët morën dhurata nga marinsat dhe festuan fundvitin duke organizuar lojra, kënduar dhe kërcyer me marinsat dhe vullnetarët e Klubit të Ambasadorëve të Natyrës së Këndit Amerikan në Tiranë.
© SYRI.net