I ftuar në studion e ABC News me gazetarin Endri Xhafo ishte pasditen e sotme Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso.
Kaso shpjegoi qëndrimin që ka Partia Demokratike në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend.
E shkarkuan me një rresht tekst/ Zv/ dekani i Inxhinierisë: Më kthyen nga rruga, mund të kem ....
Sipas Kasos, Partia Demokratike ka bërë një sërë propozimesh në lidhje me këtë, por në 5 pikat e propozuara në tryezën e parë të thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore, është propozuar qartësisht se si mund të rregulloheshin problematikat e hasura deri tani në sistemin aktual.
Kaso gjithashtu deklaroi se për sa i përket opozitës parlamentare, ajo është thjesht një shtojcë e qeverisë, dhe jo një opozitë e mirëfilltë, e cila ka synimet e qarta përballë shkeljeve që bën qeveria.
Ja çfarë tha Ivi Kaso në studio me gazetarin Endri Xhafo:
Ivi Kaso: Opozita parlamentare është thjesht një zgjatje e qeverisë . Në këtë vend ka vetëm një opozitë e cila është duke bërë atë që është detyra e çdo opozite; të denoncojë, të jetë përballë qeverisë që tashmë kontrollon të gjitha pushtetet por nga ana tjetër edhe të japë dhe alternativën. Jam i bindur se në kushtet e demokracisë së brishtë, çdo lloj sistemi elektoral nuk do të mundte ta shmangte të metën e funksionimit të demokracisë në përgjithësi dhe të mirëfunksionimit, qoftë edhe të brendshëm, të partive politike, sidomos të partive të mëdha të cilat janë asete publike. Pikërisht për ta adresuar këtë shqetësim, një nga propozimet që ne kemi bërë në tryezën e parë kur jemi thirrur me kërkesë të OSBE, në 5 pikat tona të propozimit, në pikën e parë kanë qenë propozime konkrete për demokratizimin e brendshëm të funksionimit të partive politike, për përcaktimin e rregullave të qarta të lojës, duke synuar që në këtë mënyrë zgjidheshin ato problematika të konstatuara deri më tani, pasi nuk mohojmë faktin se janë vërejtur problematika por ndryshimi i sistemit nuk do të thotë se do zgjidhte problemet brenda partive apo jashtë tyre.
Endri Xhafo: Mendohet se listat e hapura, ku nga numri do të përcaktohej lista e deputetëve do të ishte më demokratike se listat e mbyllura ku renditen emrat, çmendim keni ju?
Ivi Kaso: Do të ishte më demokratike për ata që do të zgjidheshin? Diskutimi për sistemin është delikat që kërkon kohën e vet, kërkon impulse të të gjithë faktorëve politikë por edhe të atyre jashtë politikës, pikërisht sepse sistemi është gjë e madhe në vetvete. Nga sistemi zgjedhor varen shumë gjëra të së nesërmes. Në radhë të parë varen legjitimiteti i institucionit të dala nga zgjedhjet që ky sistem prodhon, varet stabiliteti qeverisjes, i institucioneve demokratike dhe një sërë vlerash kardinale të tjera që shkojnë përtej interesit të ngushtë të një subjekti politik i cili e sheh çështjen e ndryshimit të sistemit si një mundësi më shumë për tu faktorizuar në skenën politike. Qasja që duhet bërë në diskutim për sistemin duhet të jetë parimore dhe jo në bazë të interesave të individëve apo subjekteve. Ne kemi qenë të hapur që duhet të ulemi me aleatët tanë dhe me kundërshtarët politikë, pra me gjithë spektrin politikë dhe të përcaktohen disa objektiva strategjike që sistemi zgjedhor synon të ruajë. Duhet që palët të bëjnë diskutim të hapur të evidentojnë çfarë nuk ka ecur me këtë sistem, cilat janë mangësitë e tij dhe të parashtrojnë alternativat duke iu përqasur gjithmonë objektivave strategjike.
Endri Xhafo: Si ju rezulton ju si PD, a ka ecur ky sistem?
Ivi Kaso: Është një sistem që deri në një farë mase ka funksionuar por ka patur problematikat e veta të cilat janë evidentuar.
Endri Xhafo: Cilat janë sipas jush?
Ivi Kaso: Sistemi synonte që të pengonte në radhë të parë Infiltrimin e elementeve problematikë, i individëve të padenjë për të qenë në kuvend, u pa qartë që në raste të tilla ka ceduar. Gjithashtu synonte që mos të përqendronte të gjithë pushtetet në dorën e kryetarit apo të një grupi të caktuar brenda partisë i cili imponon në një farë mase listën e deputetëve, u pa që në raste të caktuara kjo ka ceduar por sistemi ishte dizenjuar në mënyrë të tillë, pra synonte që ti evidentonte këto problematika, dhe në rast se këto përsëriteshin, ti ekspozonte përballë p[publikut duke vënë në këtë mënyrë establishmentin e partive përpara një presioni të madh publik por edhe të anëtarësisë, në mënyrë që ky aspekt të rregullohej. Kjo pjesë e rregullimit të brendshëm të partive duke u ekspozuar në mënyrë të qartë, e vënë përpara gjykimit publik dhe vetë anëtarësisë. A kanë partitë nevojë për vetrregullim të brendshëm, sigurisht që ka dhe ne kemi qenë të parët që e kemi thënë një gjë të tillë dhe kemi propozuar të qarta, të cilat nëse do të ketë dakordësi politike do të servilen për partitë e mëdha. Këto rregulla mund të shkruhen edhe jashtë statuteve të partive, mund t bien dakord për ti vënë në ligjin për partitë politike psh., pra një zgjidhje mund të ishte edhe kjo. Kjo do të bënte një pjesë interesante për sa i përket reformës zgjedhore.
Endri Xhafo: Dmth reformë zgjedhore për sjelljen e partive, pa prekur sistemin?
Ivi Kaso: Mund të preket sistemi, po them vetëm një alternativë, ndoshta jo më e mira. Kemi artikuluar që kur e dhamë këtë zgjidhje, e konsideruam domosdoshmëri hartimin dhe implementimin e rregullave për rritjen e demokracisë së brendshme të partive por nuk e dhamë si zgjidhje të vetme. Nga ana tjetër jemi të gatshëm të ulemi me aleatët në radhë të parë dhe me gjithë spektrin politik për të evidentuar një sistem më të mirë nëse ka. Kjo do të zgjidhte problemet e brendshme demokratike të dy partive të mëdha por nuk do të zgjidhte mënyrën se si bëhet ndarja e votës, pra nuk do të zgjidhte problemin e përfaqësimit të partive të vogla që e kanë ngritur këtë shqetësim.
Endri Xhafo: Çfarë qëndrimi ka partia demokratike për këtë propozim?
Ivi Kaso: Ne e kemi bërë publikë, kemi organizuar tryezat e ekspertëve të opozitës, kemi përcaktuar blloqe prioritetesh, një ndër të cilat është edhe diskutimi për çështje që kanë nevojë për vullnet politik, të gjithë klasës politike, ndër të cilët vendin e parë e zë propozimet e mundshme për ndryshimin e sistemit. Jemi duke i diskutuar këto propozime, me aleatët tanë së pari, ende nuk kemi finalizuar për sa i përket këtij blloku diskutimesh i cili është ende duke vijuar. Nuk mund t’ju jap një prononcim zyrtar por të jeni të sigurt që tryeza e diskutimit të opozitës është tryezë dinamike dhe është e përbërë nga përfaqësues të të gjitha subjekteve./abcnews.al