Një qytetare nga Fieri i është drejtuar me një letër Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhur me atë që është trumpetuar si shëndetësia falas.
Qytetarja quhet Florida Xhafa, e cila në natën e Krishtlindjeve, është përballur me sorollatjet nga spitali i Fierit drejt QSUT-së, për të shpëtuar nënën e saj, e cila kishte pësuar hemoragji cerebrale.
Qytetarja shkruan se pas 13 orësh sorollatjeje kishte shkuar në një spital privat, ku e ëma kishte nisur terapinë intensive.
“Faleminderit ‘Shtet’, Edi Rama që më vrave për herë të dytë. Faleminderit Shtet që e çova mamanë time në urgjencen e Fierit në oren 02:00 të natës dhe mjekja meqë s’kishte neurolog në vend t’a niste me urgjencë në TR, e mbajti 10 orë në urgjencen e Fierit deri sa të vinte neurologu.
Faleminderit Shtet që e ke lënë Fierin vetëm me një Neurolog.
Faleminderit Shtet që edhe pas 10 orësh që erdhi neurologu, tha vetëm duhet nisur urgjent në Tirane sepse ka kaluar Hemoragji Cerebrale në tru.
Faleminderit Shtet që edhe në urgjencën e QSUT, mamaja ime ndenji në koridor për 3 orë, e para kishte ardhur shumë vonë nga Fieri, dhe dyta sepse nuk kishte krevate me në neurokirurgji”, shkruan qytetarja.
Në vijim ajo pyet se kush duhet të burgoset i pari nga Ju.