Traktatin e Nishit apo te Serbomadhisë Edvini e firmosi me ‘plotfuqinë’ e Vuçiçit!

E Enjte, 26 December 2019 12:20

Nga Sali Berisha/

Të dashur miq, Traktatin e Serbomadhisë të Nishit, Edvin Kristaq Zografi e ka firmosur në kundërshtim flagrant me legjislacionin shqiptar, me kushtetutën dhe ligjin e traktateve dhe plotfuqisë të ndryshuar pas ardhjes së tij në pushtet, sipas të cilave Kryeministri mund të firmosë traktate dhe marrëveshje vetëm pasi të marrë plotfuqinë të firmosur nga Presidenti i Republikës.

Por në rastin e fundit, Edvin Kristaq Zografi firmosi traktatin prej 718 nenesh të krijmit të Jugosllavisë së Re pa marrë plotfuqinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe vetëm me urdhërin e padronit të tij Presidentit të serbomadhisë Aleksandër Vuçiç.

Kështu që firma e argatit të Beogradit në Tiranë në Traktatin famzi të Nishit është Nul and Void, për çdo shqiptar dhe një monument turpi dhe tradhetie për Edvin Kristaq Zografin. sb

Login to post comments