Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruat sot drejtuesit e prokurorisë së Kukësit, Fierit dhe Elbasanit.
Me 6 vota pro Këshilli votoi prokuroren Rita Gjati ( Bazaj, Balla, Seiti, Cani, Esmeralda Cami, Beluri) si Drejtuese së Prokurorisë pranë Shkallës së Parë në Kukës, me caktim të përkohshëm 3 mujor.
Po ashtu me 6 vota pro (Ibrahimi, Seiti, Balla, Esmeralda Cami) u miratua projektakti “Për caktimin e përkohshëm të Kreshnik Ajazi ne pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.
Elbasani është një nga qytetet më të prekura nga krimi i oranizuar, ku vazhdimisht ka pasur përplasje mes bandave, si dhe atentate mafioze, që kanë lënë pas dhjetra viktima.
Puna që do të duhet të udhëheqë Ajazi nuk do të jetë e lehtë, sa kohë që ka një sërë dosjesh të hapura, need të pazbardhura.
Një tjetër drejtuese e re që është zgjedhur është edhe Violeta Shkurta, e cila është emëruar në krye të Prokurorisë së Fierit.