VIDEO/ Shteti braktis banorët e Thumanës/ Ish deputetja Metaliaj: Bashkia Krujë u kërkon të dalin nga hoteli

Saturday, 28 December 2019 18:29

Pasditen e sotme, banorët e Thumanës të mbetur pa banesa nga tërmeti tragjik, të cilët janë strehuar në hotelet në Lezhë, u është kërkuar nga bashkia Krujë që të lënë ambientet e hotelit.

Rasti është denoncuar nga ish deputetja Lindita Metaliaj, e cila ka postuar në Facebook, denoncimet e banorëve të cilët kanë refuzuar të lënë ambientet e hotelit.
Sipas tyre, bashkia u ka kërkuar nga banorëve të firmosin për të dalë nga ambientet e hotelit ku strehohen dhe të kërkojnë banesa me qera duke ju ofruar vetem 30 mijë lekë të vjetra për frymë.

Postimi i plotë:

Banorët e Thumanës apelojnë për ndihmë!

Shteti po i vret per se dyti!

Krim shteteror pas termetit te 26 nentorit!

Qeveria e paaftë dhe e dështuar tashmë sillet në mënyrë kriminale me qytetarët e saj!

Sot përfaqësues nga Bashkia Krujë u kanë kërkuar banorëve të firmosin për të dalë nga ambientet e hotelit ku strehohen dhe të kërkojnë banesa me qera duke ju ofruar vetem 30 mijë lekë të vjetra për frymë. Kjo sjellje kriminale dëshmon edhe njëherë braktisjen e këtyre banorëve duke tentuar ti hedhin në rrugë,pa mbështetje e përkrahje nga shteti i falimentuar i propagandës dhe i hajdutërise!

Ata nuk pranojnë të nënshkruajnë asgjë,dhe sot ata kane refuzuar edhe drekën.

Dëgjoni dëshmitë e tyre!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vesh fanellën me mbishkrimin ‘Jashari’/ Granit Xhaka nderon familjen heroike të Kosovës

Sport

Vesh fanellën me mbishkrimin ‘Jashari’/ Granit Xhaka nderon familjen heroike të Kosovës

  Granit Xhaka ishte protagonist absolut në ndeshjen Serbi-Zvicër që përfundoi me shifrat 2:3 dhe çoi helvetët në fazën tjetër të Botërorit. Pasi u bë lider në fushën e lojës, shqiptari i...

Berisha: Kushtetuta na autorizon që të protestojmë në bulevard! Pikë!

Politikë

Berisha: Kushtetuta na autorizon që të protestojmë në bulevard! Pikë!

  “Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën” theksoi sot Sali Berisha, kryetari i PD-së, lidhur me protestën e opozitës më 6 dhjetor, gjatë një konference për shtyp. "Ne do...

‘Shpifje të ulëta’. Berisha: Do publikoj skandalin e ambasadorit britanik

Politikë

‘Shpifje të ulëta’. Berisha: Do publikoj skandalin e ambasadorit britanik

  Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi sërish me ashpërsi ndaj ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King-Smith. Ai tha se ambasadori ka shpifur në mënyrë të ulët. “Është përdorur korrupsioni për të luftuar...