Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagon pas video-mesazhit të fundvitit të kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, ku nuk mungon as ironia, Vasili shprehet se, kreu i qeverisë është më shumë se aq sa u mundua të shitej para shqiptarëve sikur nuk ishte.
“Pas këtyre habereve të akshamit të Edi Ramës u binda që:
Nuk qënka as tradhtar!
Nuk qenka as nga ata që genjejnë për vota!
Nuk qënka as nga ata që blejnë vota!
Nuk qënka as i shitur!
Nuk qënka as kundër Kosovës!
Nuk qënka as hipokrit!
Por qënka edhe më shumë se sa kaq pak...”, shkruan Vasili në postimin e tij.