Tushe dhe Saraçi miq të vjetër, dy pistat ku po hetohet

Tuesday, 31 December 2019 12:53

Fatos Tushe dhe Gëzim Saraçi, personi që tentoi ta vriste në zyrë, kanë qenë miq të ngushtë më parë aq sa kryebashkiaku i Lushnjes e kishte punësuar si shofer personal. Miqësia  e tyre ishte prishur, ndërsa ai Saraçi ishte larguar nga detyra disa vite më parë për t’u punësuar sërish.

Por, Saraci është larguar sërish nga puna, gjë e cila dyshohet se ka shkaktuar edhe konfliktin mes tyre.  ‘Lidhja mes tyre ka qenë e hershme. Saraçi ka marrë pjesë në fushatën e parë dhe të dytë të Tushes për në bashki. Pas heqjes nga puna disa vite më parë ai e ka kërcënuar disa herë Tushen brenda ambienteve të bashkisë. Sëfundmi ata kanë patur një sherr pak ditë më parë’.

Siç mëson Abcnews, grupi hetimor ka edhe një tjetër pistë për shkakun që çoi Saraçin t’i hedhë granatë Tushes në zyrë. Ata dyshojnë edhe për një konflikt për shkak borxhi mes dy ish-miqve, gjë e cila pritet të konfirmohet nga verifikimet e mëtejshme.

Ndërkohë, mësohet se Saraçi ka qenë i dënuar në Itali dhe e ka kryer dënimin pjesërisht duke u rikthyer në shtëpi. Dyshohet se ai është i përfshirë në një grup kriminal në shtetin fqinj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...