Plagoset me thikë rilindasi i Ramës dhe nipi i tij, autori në kërkim

Tuesday, 31 December 2019 17:33

Kreu socialist i njësisë administrative Sukth është plagosur pasditen e sotme me thikë.

Rrapo Osmani dhe nipi i tij, K.Osmani janë sulmuar me thikë nga një person për motive që nuk dihen ende. Osmani dhe nipi i tij janë dërguar në spitalin e Durrësit ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se autori i ngjarjes është shtetasi A.Meta, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Mësohet se tre personat janë konfliktuar fillimisht në rrugë dhe më pas kanë shkuar te shtëpia e Osmanit, ku në konflikt e sipër janë plagosur me thikë.

Modifikuar më Tuesday, 31 December 2019 17:39
Login to post comments