Shqipëria merr drejtimin e OSBE-së dhe mediat gjermane e kanë nisur vitin duke pyetur se si mundet që një vend në krizë të marrë drejtimin e një organizate që synon të forcojë demokracinë në Europë.
Gazeta e njohur gjermane, Tages Zeitung, shkruan se drejtimin e OSBE do e marrë Edi Rama, i njohur në Europë si artist, por edhe për shkak të kriminalizimit të sistemit politik në Shqipëri.
Në shkrim, gazeta përmend edhe një skandal të vitit 2016 të Edi Ramës. “Rama është i njohur në Europën Perëndimore si artist dhe shpirt i lirë. Si kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste, ai ka kohë që ka zbuluar anë të tjera për veten e tij. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kalojnë përmes sistemit politik të Shqipërisë, dhe anëtarët e kabinetit të Ramës janë përfshirë gjithashtu në marrëveshjet e drogës. Ka pasur edhe një skandal rreth Ramës vetë në vitin 2016: me firmën e tij, fondet shtetërore prej 500 mijë dollarësh kaluan te fondacioni i Bienales së Venecias, ku vetë Rama ekspozon punimet e tij”, shkruan gazeta