Tensionet/ Vuçiç flet për Malin e Zi dhe ‘dështimin e Mini-Shengenit’

Premte, 03 Janar 2020 16:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka gjetur veten sërish në një situatë të vështirë pasi ambasada e Malit të Zi në Beograd u sulmua një natë më parë.

Mali i Zi reagoi duke thënë se ishte një sulm nga njerëz të pacivilizuar, kurse Vuçiç tha se ambasada ishte e mbrojtur.

Sulmi erdhi pas një ndeshje, kur një grup tifozësh sulmuan flamurin e Malit të Zi.

Vuçiç tha se ka në plan të vizitojë Malin e Zi. Ai shtoi se ky vend nuk ka pse druhet se po i cenohet pavarësia.

 

Në sulmin mbi ambasadë merrnin pjesë elementë ekstremistë serbë dhe malazez. Sulmi ka shtuar frikën se Serbia po e përdor rajonin si të dojë për interesat e saj.

Ndërkohë, Vuçiç komentoi për Pink TV edhe çështjen e Mini-Shengenit, duke folur për herë të parë për dështimin e mundshëm të kësaj nisme. Ai tha se nëse dështon, të paktën do mbahet mend si diçka me vlerë.

“Është e rëndësishme për ne të ndihmojnë biznesin dhe qytetarët për të lehtësuar lëvizjen e lirë... edhe nëse dështojmë, kjo përpjekje do mbahet mend si diçka me vlerë që ne donim të bënin për popullin tonë,” tha Vuçiç.

Login to post comments