Eleminimi nga forcat speciale amerikane i gjeneralit të Forcave Popullore të Irakut, Qassim Soleimani, është përshëndetur edhe nga kryeministri Rama.
‘Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë ta bëjnë këtë",shkruan Rama ndër të tjera në tëitter, në lidhje me vrasjen e gjeneralit të lartë Iranian.
"Si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë nga ajo, Shqipëria aprovon me forcë qëndrimin e Donald Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë ta bëjnë këtë" shkruan kryeministri Rama në Twitter.
Qassim Soleimani u eleminua gjatë mesnatës së djeshme, ndërsa disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po e shoqëronin në dalje të aeroportit.
Gjatë këtij sulmi u vra edhe një tjetër drejtues i ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis njeriu që më 30 dhjetor nxiti turmat për të sulmuar Ambasadën Amerikane në Bagdad si dhe 7 ushtarakë të tjerë.