Një portret i mbretëreshës së Britanisë me tre trashëgimtarët e fronit të saj u publikua në janar duke shënuar fillimin e një dekade të re.
Në fotografi shfaqen Princi i Uellsit, Duka i Kembrixhit dhe Princi Xhorxh në krah të Mbretëreshës së Bukingham Palasë.
Fotografia e re u bë javën para Krishtlindjes, por nuk qe publikuar deri më sot. Ky është portreti i dytë zyrtar i katër gjeneratave të mbretërve së bashku.
Mbretëresha 93 vjeçe qëndron në krye të familjes së saj e veshur me një fustan të bardhë dhe një karficë blu dhe duke mbajtur një çantë dore.
Djali i saj, Princi Çarls, që është veshur me kostum me vijëza të holla, qëndron një hap mbrapa saj. Krahu i tij mbështetet mbi gjurin e nipit më të madh 6-vjeçar, që ka veshur një palë pantallona të shkurtra marine prej stofi skocez.
Princi Uilliam i veshur me një kostum të errët dhe një kravatë marine, qëndron me të dyja duart mbledhur në të djathtë të gjyshes së tij.
Fotografia u bë nga Ranald Mackeshnie, që është gjithashtu autori i të vetmit portret të katër mbretërorëve së bashku.