Banorët në Durrës kthehen në pallatin e dëmtuar nga tërmeti: Nuk kemi zgjidhje tjetër…

Saturday, 04 Janar 2020 11:47

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës janë rikthyer në banesat e tyre, edhe pse pallati nuk është rikostruktuar. Pas inspektimeve, ekspertet i vendosen kryqin e verdhe pallatit. Ndërkohë, të tjerë qytetarë janë në kërkim të shtëpive me qira në Durrës, por ata thonë se çmimet janë më të larta se bonusi i dhënë nga qeveria.

Viti i ri i ka gjetur qytetarët e Durrësit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti në rrugë. Edhe pse ky pallat është shpallur i pabanuar nga inxhinierët, banorët nuk i frikësohen shembjes së banesave.

Ata janë rikthyer në apartamentet e dëmtuara dhe kanë rinisur jetën aty ku lanë para 26 nëntorit. Qytetarët ankohen se autoritetet po i lënë në mëshirë të fatit pasi për pallatet e dëmtuara nuk po merret asnjë masë për rikonstruksionin e tyre.

Në Durrës janë 11 familje që sorollaten për të gjetur një çati për të futur kokën. Kërkesa për shtëpi me qira në Durrës është shumë e lartë, ndërsa oferta shumë e ulët. Por teksa hasin vështirësi për të gjetur një shtëpi me qira, qytetarët po përballen me çmime shumë, shumë të larta të banesave me qira.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima, la mbi 750 të plagosur dhe mbi 11 mijë familje të pastreha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...