Vrasja e Qasem Soleimanit, Tritan Shehu: Hezitim, heshtje dhe histeri antiamerikane… pa SHBA bota s’mund të jetë e sigurt

Saturday, 04 Janar 2020 16:12

Ish- deputeti i PD, Tritan Shehu i ka bërë apel ‘botës demokratike’ të jetë në krah të SHBA-ve pas eleminimit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Shehu shton se pa SHBA bota s’mund të jetë e sigurt dhe fitoret arrihen vetëm me SHBA-në në krah, ashtu siç e ka dëshmuar historia. Bota është përfshirë nga histeria antiamerikane, heshtja dhe hezitimi por ish- deputeti i PD thotë se kombi shqiptar dhe vendet demokratike me solidaritetin ndaj SHBA-së mund të parandalojnë forcat e errësirës. Ja postimi i plote i ish-deputetit:

"Caste kur Bota Demokratike duhet t’i qendroje me afer se kurre ShBA-ve!
Nje histeri antiamerikane ka perfshire mbas vrasjes se Gjeneralit iranian shume vende sot, hezitim e heshtje diku tjeter, mbeshtetje te ShBA-ve me tej.
Kombi shqiptar ne terresine e tij, kudo qe ndodhet qendron e nuk mund te ndodhe ndryshe me ShBA, mbeshtetesin tone te madh historik, promotorin e arritjeve tona te pa shembullta ne keto 30 vite demokraci e realizim te aspiratave tona kombetare e individuale.
Une e kuptoj se per shume vende te tjera, edhe midis Botes Demokratike jane momente te veshtira dhe pergjegjesie disa here, nuk eshte e lehte per nje pjese ne marjen e vendimeve, jane ne loje shume lidhje, kombinacione, interesa, kend veshtrime, dyzime, etj, dhe kjo eshte normale ne nje rruzull kaq te komplikuar e me diversitete.
Por pavaresisht nga keto sot Koha therret per te qene se bashku, rreth ShBA-ve dhe me ata, si menyren e vetme per t’i bere balle kercenimeve, rreziqeve, terroristeve, qe me emra te ndryshem kane per leitmotiv shkaterrimin e vlerave tona, lirive, demokracise, mireqenies, barazise njerrezore pavaresisht seksit, ngjyres, races, kombesise a fese se secilit prej nesh.
Ashtu si dje ne Betejat kunder fashizmit e nazizmit, apo ne Luften kunder komunizmit nuk mund te arriheshin fitoret pa ShBA dhe sot perseri pa ShBA Bota nuk mund te jete e sigurte qe despote a terroriste nuk do te prekin ate cfare ne kemi me te shtrenjte ne jeten tone, familjet tone, vendet tona, kudo ku jemi e jetojme.
Prandaj te gjthe ata qe aspirojne ne keto vlera, individet, shtetet gjithkush duhet te shprehim mbeshtetjen dhe solidaritetin e madh me SHBA-te, vetem keshtu jo vetem mbrojme te ardhmen, por dhe parandalojme me nje Bashkim Demokratik, me mesazhin e tij te forte aventura te reja nga forcat e erresises.
"

  • foto galeri
Modifikuar më Saturday, 04 Janar 2020 16:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...