‘Edi Rama kryeministër i dështuar’, PD: Ikja e Ramës, rruga drejt zgjedhjeve të lira

Diel, 05 Janar 2020 10:59

Deklaratave të mbrëmjes së sotme të Edi Ramës, se opozita duket se është tërhequr nga largimi i tij, i është përgjigjur nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Me një status në Facebook, Paloka shkruan se rruga e vetme drejt zgjedhjeve të lira, është largimi i Edi Ramës.

Reagimi i plotë i nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka:

Opozita e Bashkuar dhe 85% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës sepse ai dështoi si kryeministër.

Me Edi Ramën u thellua varfëria, krimi dhe kriminelët kapën qeverinë dhe shtetin dhe shqiptarët u larguan si asnjëherë më parë nga vendi i tyre. Ikja e Edi Ramës i hap rrugë zgjedhjeve të lira që njerëzit të vendosin vetë të ardhmen e tyre.

Edhe pa kundërshtar përballë, Edi Rama tregoi se s'bën dot pa krimin. Shkodra, Vora, Vau i Dejës treguan se ai nuk heq dorë nga krimi dhe vjedhja e votave.

Njësoj si në 2017 me Vangjush Dakon, Avdylajt me kompani, në 2016 me Damian Gjiknurin dhe Imer Lalën me shokë, Rama angazhoi gjithçfarë kriminelësh duke dëshmuar shqiptarëve dhe botës se me të nuk ka zgjedhje, s'mund të ketë zhvillim dhe integrim.

Sot ka braktisur mijëra familje nëpër çadra dhe ka urdhëruar të dalin nga hotelet mijëra të pastrehë vetëm e vetëm që të mos prekë milionat që ndan me oligarkët. Sepse e gjithë qeverisja e Ramës është në funksion të një grushti të korruptuar gjakpirësish të shqiptarëve.

Koha për pallavra ka mbaruar. Bën mirë ta dëgjojë thirrjen popullore që është kthyer në hymn: Rama ik! Sa më shpejt aq më mirë!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...