Dëbimi i mësuesit turk nga Shqipëria, reagon një tjetër eurodeputete: Kërkohet urgjentisht…

Diel, 05 Janar 2020 13:35

Pas raportimeve se shtetasi turk Harun Çelik, 42 vjeç, me profesion mësues është dëbuar në mënyrë të paligjshme nga vendi ynë, vjen reagimi nga nje tjeter eurodeputete. Pas qendrimit te mbajtur nga Ramona Strugariu, Rebecca Harms eshte e dyta eurodeputete që denon rrembimin e kerkon hetim te pavarur e te plote te kesaj ngjarjeje.

 “Kërkohet urgjentisht një hetim i pavarur i këtij rasti dhe rasteve të ngjashme të rrëmbimeve të shtetasve turq jashtë vendit”- shkruan ajo ne nje shenim te bere ne llogarine e saj ne Twitter.

Nderkohe qe me heret ishte denuar ashper debimi i mesuesit turk. “Rrëmbimi i paligjshëm i shtetasit turk Celik nga qeveria Rama shkel të drejtat e njeriut dhe shkel ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, përfshirë konventat e Këshillit të Evropës”, theksonte Initiative of Human Rights and Freedom ne Marburg.

Debimi i mesuesit turk

Rrjetet sociale shpërthyen mbrëmjen e së mërkurës duke dhënë lajmin për dërgimin e Hasan Çelik drejt aeroportit të Rinasit ndërsa një orë më vonë, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentjan Mullai i konfirmoi BIRN se personi në fjalë “është dëbuar nga vendi”.

“Personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false. Në zbatim të ligjit “për të Huajt” do [të] dëbohet,” tha Mullai.

Zyra e Kryeministrit Edi Rama tha e pyetur nga BIRN se “dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin”.

Shqipëria i bashkohet në këtë mënyrë një numri të vogël shtetesh që i binden kërkesës së presidentit të Turqisë Recep Taip Erdogan për të dërguar në Turqi për përndjekje penale çdo person të lidhur me lëvizjen globale Gulen, të cilën ai e akuzon si organizatore të grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.

Në shkurt 2015, Kosova dëboi pesë shtetas të kërkuar nga Turqia duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe kritika të ashpra nga BE dhe SHBA për shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe dhunim të të drejtave themelore të njeriut. Kryeministri Ramush Haradinaj në atë rast shkarkoi kreun e shërbimeve sekrete të vendit si dhe ministrin e Brendshëm duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni për dëbimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...