"Kontrabanda narkoqeveritare nuk njeh ligje!"

Diel, 05 Janar 2020 16:57

Kontrabandë gomash në doganën e Durrësit. Ky është denoncimi i rradhës i ish kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit, referuar mesazhit të qytetarit digjital, shprehet se, më 24 dhjetor, në doganën e Durrësit, ka kaluar një kamion me goma kontrabandë, gjë për të cilën ka qenë në dijeni edhe vete drejtori i Doganave.

Sipas denoncuesit, brenda në kamion ka qenë edhe një makinë e sjellë nga Italia për hetuesin doganor, Besnik Tare. Ky i fundit, sipas tij, është lakuar edhe më herët po për kontrabandë gomash.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

"Pershendetje doktor Dt24 dhjetor ne doganen durres ka kaluar nje kamion me goma kontrabande. E ka marre vesh dhe drejtori i doganave dhe i ka thirur doganieret por asnje mase ndaj tyre. ndoshta jane doganieret e partise. Paradoksi qendron se ne kamion ka qene nje makine e sjelle nga italia per hetuesin doganor besnik tare qe ka pasur ceshtje te tjera te ketij kontrabandisti po per goma, te cilat me cfare duket u mbyllen. Anonim te lutem"

Modifikuar më Diel, 05 Janar 2020 17:44
Login to post comments