Ish deputetja e Partisë Demokratike, Alban Vokshi reagon lidhur me një situatë tejet skandaloze të publikuar në një prej emisioneve më të ndjekur në TV Klan.
Aty shfaqet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa puth në buzë një vajzë të vogël.
Sipas Vokshit, ky gjest, përveçse skandaloz, do duhej të sillte edhe reagimin e agjencive për mbrojtjen e fëmijëve.
Reagimi i plotë i Albana Vokshit:
Kjo është #skandaloze!
Cili prind lejon fëmijën të puthet në buzë nga një i rritur, qoftë ky Kryetar Bashkie apo jo?!
Ku janë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve? Pse nuk flasin? Apo Veliaj ua ka blerë heshtjen me para e projekte?
Ku është Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve?
Në çdo vend tjetër të botës kjo ngjarje do ishte dënuar nga shoqëria dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e fëmijëve.