Veprimi i Erjon Veliajt në studion e Tv Klan, duke puthur në buzë një minorene ka sjellë reagime dhe kritika të forta.
I ashpër ka qenë dhe komediani i njohur Julian deda, sipas të cilit nëse do të ndodhte në një vend tjetër një veprim i tillë kryetarin e Bashkisë do e kishin përzënë me shkelma.
Sipas tij një veprim i tillë në një vend demokratik do t’i kishte kushtuar shumë ccdo zyrtari të lartë.
Ja postimi i Dedës:
Ne çdo vend normal, po te shikonin kryetarin e bashkise duke bere ate ndyresi ne tv, do e kishin nxjerre me shkelma nga zyra dhe liria e tij fizike do vihej tmerrsisht ne diskutim, por ne jemi ne Shqiperi dhe mendojme ndryshe. Çfaredo qe te beje Erion Fiku, ne e kemi gati pergjigjen, ajo eshte “he se po punon”.
P.s. Foton nuk e hodha kastile, se nuk ja shoh dot surratin nderkohe qe ben ate veprim.