4 ditë pune në javë me nga 6 orë, paga e njëjtë – revolucion në Finlandë

Hënë, 06 Janar 2020 12:09

Në Finlandën e  qeverisur nga gratë, viti 2020 për ekzekutivin do të nisë me përgatitjet  për eksperimente ambicioze sociale.

Kryeministja e re, 34-vjeçarja Sanna Marin dëshiron të prezantojë javën e shkurtuar të punës, vetëm katër ditë në javë dhe me një program ditor 6 orë në ditë. Dhe e gjithë kjo do të bëhet pa ulje pagash.

Sanna Marin e premtoi këtë reformë me rastin e 120 vjetorit të Sdp, Partisë Social Demokratike, ku de-fakto është drejtuese e saj.

Në Suedinë fqinje, ku 6-orëshi tashmë është aplikuar që nga viti 2015, rezultatet treguan se punonjësit ishin më të lumtur, më të pasur dhe më produktivë, pasi ata edhe pse me 6 orë pune paguhen me të njëjtën pagë që merrnin më parë dhe klientët gjithashtu janë më të kënaqur.

Zhvillime interesante vijnë edhe nga Zvicra, ku nga 1 janari, udhëtimi në shtëpi-zyrë, qoftë me tren apo autobuz, mund të konsiderohet orar pune, me kusht që të përmbushen disa detyrime të parashikuara në kontratë.

Ky revolucion siç përshkruhet nga mediat e huaja, ia njeh kështu punonjësve publik të drejtën që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e orarit zyrtar të punës. Kjo risi buron nga një ndryshim në direktivën “Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet të udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.

Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...