Po ashtu mashtrues frikacak, e kloun arrogant...

Hënë, 06 Janar 2020 13:42

Nga Kastriot Islami

Injoranti përgjithësisht është edhe gënjeshtar, edhe mashtrues, edhe hileqar, edhe tinzar… Politikani gënjeshtar është pa ideologji, pa parime, pa karakter, i pa fe, pra pa din e pa iman… S’beson në asgjë e s’ka asnjë ideal, drejtohet vetëm nga mania për para e pushtet…

Ai mashtron kryesisht e në shumicën e rasteve thjesht për vota e për pushtetin e tij personal… Politikani mashtrues rezulton shpesh kokëfortë e kokorosh por jo rrallë edhe lëpirës; kjo vjen kryesisht nga injoranca e nga dështimet…

Injoranti kokëfortë bëhet arrogant sa here dështon apo sa herë e shohin drejt e në sy duke ja menderosur marrinat që lëshon…

Jo se është këmbëngulës në qëndrimet e tij apo se është i pastër….por sepse e kapin mat duke premtuar gënjeshtra a duke mashtruar, pra me presh në duar…

Politikani mashtrues me ata që s’e njohin, tenton të maskohet duke u bërë interesant me barcaleta e humor banal e veshje qesharake në ceremonitë zyrtare…

Ndërkohë që sillet gjithnjë shpërfillës dhe i pacipë me qytetarët e thjeshtë…Urren të aftët dhe e tmerrojnë individët me karakter të fortë e veçanërisht ata të ndershëm që e tërbojnë…

Kurse me gratë shfaqet arrogant, deri gojëpisët e fjalë ndyrë…Në realitet ai është frikacak e dhjaks, sidomos para të fortëve e kriminelëve…kjo është një arsye tjetër që e shtyn të shfaqet arrogant ndaj femrave e individëve fisnikë…

Ndërkohë që janë të shpeshta rastet kur ai shfaqet edhe në rolin e klounit e komikut që gajas gjithë dynjanë me xheste idioteske…Sa herë ndjehet keq nga skandalet shndërrohet në qaraman që lëpihet e zvarritet…

Sapo arrin qëllimin, shfaqet mosmirënjohës, bukëshkalë e besëprerë me të gjithë, madje duke mos kursyer sulmet tinzare pas shpine…S’dëgjon për asgjë e kërkënd dhe s’kërkon asnjëherë ndjesë për gabimet por gjithnjë fajin ja kanë të tjerët…madje edhe i gjithë populli që sipas tij s’ia kupton sakrificat e tij heroike…

Fillimisht këto sjellje i shpreh brenda familjes, pastaj me ata që e rrethojnë, e më tej kudo… deri sa bëmat e marrëzitë e tij bëhen të njohura nga të gjithë:

Mashtrues, arrogant e shpërfillës, frikacak e dhjaks, lëpirës e klloun, zvarranik, dështak…ka edhe diçka tjetër…

Login to post comments