Lojëra kriminale me pallatet: Cili 'profesor' e rrëzoi, ekspertizën tronditëse të sllovakëve?

Hënë, 06 Janar 2020 14:53

 “Shikoni se si luajnë si kriminelë me jetën e njerëzve! Lexoni denoncimin tronditës të qytetarit dixhital, të vlerësimeve të kundërta për pallatin e tij të dëmtuar nga tërmeti.” -

Ky është denoncimi i fortë që ka bërë sot, ish-Kryeministri Sali Berisha, nisur nga mesazhi që i ka dërguar një banor i Durrësit, i tmerruar tashmë jo nga tërmeti, as nga mungesa e një strehe, por nga një lojë e rrezikshme që po luhet në kurriz të banorëve të dëmtuar nga “politikanë apo nga pronarë”, siç ngre ai dyshimin e fortë, në një situatë të rëndë si kjo që po përjetojnë.

Bëhet fjalë për aktekspertiza pallatesh, që rrëzojnë njera tjetrën, por e para nga një grup ekspertësh dhe e dyta, nga një individ që u hoq si profesor. Në mesazhin e qytetarit, që do të kërkonte vëmendjen e të gjithë strukturave në këtë moment jo si një rast i veçuar, por si fenomen, thuhet:

Mirëmbrëma doktor. Jam një banor i zonës së plazhit në Durrës. Banues në pallatin Bruci. Edhe unë jam njeri nga të prekurit e tërmetit dhe me dëmtime të mëdha. Dëshiroj të shpreh një shqetësim me ju. Pallati ynë u konstatua nga një grup sllovak mbas tërmetit. Pallati ynë doli me dëmtime të mëdha dhe u vlerësuan si dëmtime të larta. Shkalla e dëmit DS4 dhe u vlerësua si pallat me të kuqe, pra dëmtim super i madh që në fakt është në të vërtetë. Doli që pallati ka 9 kollona mbajtëse mangut dhe ishte i palidhur. Kjo ishte më datën 6 dhjetor.

Në datën 10 dhjetor na vjen një profesor sizmolog nga Tirana, gjasme shumë i mirë dhe i ndershëm. Ai bën një akt konstatim të dytë. Mbasi le një kopje dhe ikën, ne shohim që konstatimi i tij ishte dëmtim i mesëm me dëmtime në mure dhe më e çuditshmja është që ai kishte shkruar datën sikur konstatimi ishte bërë më 7 dhjetor, që do të thotë që ky është një falsifikim. Me sa duket, zotëria ka ardhur me urdhër nga dikush.

Pra, ose i politikës, ose i pronarëve të pallatit dhe akt konstatimin e ekipit sllovak e zbuti ndjeshëm, gjasme ne kishim dëmtime si të tjerët. Mbahej si pallati më i mirë në plazh, por na doli më i keqi. Vetëm kozmetikë nga jashtë kishte, sepse pallati mirë që nuk na zuri brenda bashkë me fëmijë.    Ju përshëndes.

Login to post comments