Ministria e Jashtme e Kosovës u sugjeron qytetarëve: Shmangni qarkullimin në Serbi, s’ofron siguri për jetën

Hënë, 06 Janar 2020 18:45

Ministria e Punëve të Jashtme u ka sugjeruar qytetarëve të Kosovës që të shmangin qarkullimin në Serbi.Në një komunikate për mediet, kjo ministri ka deklaruar se vlerëson se Serbia nuk është më territor që ofron siguri minimale për integritetin fizik dhe juridik të qytetarëve. Në njoftim gjithashtu thuhet se ky reagim vjen si rezultat i árrestimeve të vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës në Serbi.

Duke ri-kujtuar komunikaten e 31 majit 2019, njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës, me vendbanim në Kosovë apo jashtë vendit, që të shfaqin kújdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin qarkullimin nëpër territorin e Serbisë.

Në përputhje me obligimin institucional dhe ligjor për të informuar publikun dhe për t’u kujdesur për sígurinë dhe integritetin e secilit qytetar të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se Serbia nuk është më një territor i cili ofron as síguri minimale për integritetin e tyre fizik dhe juridik, dhe as për familjarët e tyre. Për rrjedhojë, sugjerohet evitimi i përkohshëm i qarkullimit përmes këtij vendi.Qytetarë të dashur, dëshirojmë të kemi vëmendjen tuaj, pasi që ky njoftim vie si rezultat i árrestimeve të vazhdueshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e institucioneve të këtij vendi, gjithmonë në rrethana fiktive. Një numër i tyre madje edhe janë kéqtrajtuar fizikisht dhe psíkologjikisht. Bazuar në këto zhvillime, Ministria e Punëve të Jashtme ka bazë dhe evidencë të mjaftueshme të konstatoj që ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, Serbia, pa përjashtim, për qëllime politike dhe qëllime tjera jo demokratike, në kundërshtim me praktikën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane, si dhe në kúndërshtim më obligimet që dalin nga marrëveshjet e Brukselit, jáshtëligjshëm, mund t’ju ndaloj arbítrarisht kalimin në territorin e saj”, thuhet në komunikatë.

Modifikuar më Hënë, 06 Janar 2020 18:52
Login to post comments