Një 47-vjeçar, emër i njohur në Rrëshen është ekzekutuar paraditen e sotme në këtë zonë. Bëhet fjalë për Kastriot Reçin, pronari i televizionit lokal “Media Plus” që operon në qarkun e Lezhës. Mësohet se 47-vjeçari është qëlluar nga persona të paidentifikuar sapo ka dalë nga lokali i tij në Rrëshen. Policia ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit si dhe në Rrugën e Kombit. 47-vjeçari vetëm dy vite më parë kishte humbur vëllain e tij në Itali.
Dyshohet se dy vëllezërit ishin të përfshirë në aktivitete të dyshimta kriminale dhe kanë pasur përplasje me një grup tjetër për çështje droge. Të dy grupet dyshohet se operonin jashtë vendit. Kjo është vrasja e dytë për këtë vitin 2020. Kujtojmë se pak para mesnatës së 6 janarit një biznesmen u vra në Bajram Curri.
Një tjetër ngjarje e dyshimtë e ditëve të fundit dhe që ccon në të njëjtin përfundim është edhe ajo në Bashkinë e Lushnjës. Duhet thënë se atentati që ka tronditur Lushnjen, në të cilin Gëzim Saraçi, goditi me granatë në zyrat e bashkisë kryebashkiakun Fatos Tushe dhe sekretaren e tij Erisa Qalliu mban brenda vetes shumë mistere. Përse këtë ditë të fund vitit, që në ora 08 00 të mëngjesit, ish shoferi i Tushes e priti atë në shkallët e hyrjes së insititucionit ? Përse Tushe e kishte pushuar nga puna ish shoferin Sararaçi, duke e detyruar atë të hidhte granatën me të cilën e plagosi në shpatull dhe në këmbë ? A ishte sekretarja Erisa Qalliu një dëm kolateral i këtij incidenti ? A kishin shefi dhe ish shoferi një konflikt të hapur mes tyre? Fakti që atentati është kryer nja një person që i ka shërbyrer për shumë kohë si shofer kryebashkiakut ka nxitur dyshimet e para se sherri mes tyre nuk ka qenë as i rastësishëm dhe as banal. Hamendësimet shkojnë nga një qefmbetje për largimin nga puna e deri tek pazare të prishuar mes të plagosurit dhe agresorit. Pikërisht këtij version i ka mëshuar edhe Partia Demokratike me një deklaratë menjëherë pas atentatit. Sipas PD-së shoferi Gëzim Saraçi njihet si një njeri i botës së erët të krimit dhe i lidhur me trafikun e drogës. “Është fakt i njohur në Lushnjë, se ish shoferi i kryetarit të Bashkisë Lushnjë, një trafikant droge dhe prostitucioni, ka financuar fushatën elektorale të Fatos Tushes. Çdo lushnjar e di se personi që ka kryer sot goditjen kundër kryebashkiakut, ishte njeriu më i besuar i Fatos Tushes dhe që bënte çdo pazar në emër të tij” thuhet nga selia blu. Dhe pikërisht për këtë në deklaratë mbërrihet në konkluzion: “Të gjitha rrethanat tregojnë se goditja e kryebashkiakut të Lushnjës është prishje pazaresh mes tij dhe ish shoferit, me të cilin ka ndarë bashkë para nga droga, prostitucioni dhe korrupsioni”.
Të dy këto zhvillime janë një tregues I qartë se Shqipëria tashmë është shndërruar në një skenë krimi nga droga e rilindjes. Gjithccka ndodh këtu e ka një lidhje me faktin që kjo bandë në qeverisje e ka shndërruar vendin në një hapësirë ku përplasen bandat prej drogës dhe aferave të tjera.