I ftuar në Syri TV, ish deputeti dhe ish ministri i jashtëm Tritan Shehu ka komentuar depërtimin e mësuesit turk, i akuzuar si “gylenist”, Harun Çelik.
Sipas Shehut, duhet të reagojë OSBE. Së dyti duhet të reagojë KE. Së treti, SHBA janë vendi më demokratik në botë. Ndërkohë ne nuk i respektojmë, ashtu siç bëjmë edhe me shqiptarët, duke krijuar një klimë diktatoriale.
“Kur politika e një vendi është vasalitet, siç u tregua edhe me memorialin në Liqenin e Tiranës, siç u tregua edhe me votimin në OKB dhe Konferencën Islamike. Ashtu siç bën edhe me Vuçiç që kërkon të krijojë Serbinë e Madhe, tregon se ti je një shtet i pavarur”, u shpreh Shehu.
Sipas ish-kryediplomatit, këto janë zbatime urdhërash prej vasali.
© SYRI.net