Presidenti Ilir Meta i jep të drejhtë Ramës kur thotë se për mbajtjen e zgjedhjeve vendos PS.
Por, shton ai, socialistë duhet të shohin në një plan më afatgjatë dhe të marrin parasysh kostoj politike për zgjartjen e kësaj krize.
Vendi ka nevojë për legjitimitet të institucioneve, deklaroi Meta në "Tempora" në Rtv Ora dhe ky legjitimitet mund të kthehet vetëm përmes zgjedhjeve.
Meta: Ka të drejtë (Rama). Zgjedhjet bëhen një herë në katër vjet. Nuk mund të them që nuk vendos PS. Praktikisht ka vullnetin e saj, shumicë të mjaftueshme për të qëndruar dhe thirrur zgjedhje për çdo lloj arsyeje. Por do të ishte në interesin e vendit që PS të mos shmangej nga objektivi kryesor për të cilin dhe është votuar, integrimin europian. Opozita ka përgjegjësitë e saj, por PS duhet të vendosë në një balancë më të mirë interesat e vendit në një plan më afatgjatë sesa të bëjë një lojë pushteti dhe lojë nervash me opozitën dhe mbi të gjitha me qytetarët.
Vendi ka nevojë për legjitimitet të institucioneve. Ky parlament për faj të PS dhe të opozitës nuk e ka legjitimitetin. Shiko sa deputetët ka kuvendi dhe shikojë në Kushtetutë sa është numri i përfaqësuesve. Një parlament ku të kanë ikur 183 deputetë në lista dhe ke shteruar të gjithë listat nuk e paraqet dot si institucion legjitim dhe demokratik. Legjitimiteti i parlamentit dhe pushetit vendor kthehet përmes zgjedhjeve. Dëshiron PS ti bëjë në 2021 është përgjegjësi e saj për përshkallëzimin e kësaj krize se nuk ke dialog mes institucioneve. Je në krizë të vazhdueshme dhe askush nuk të beson ty se je një vend demokratik.
Presidenti thotë se është në pozicion të vështirë, në një sistem ku kanë rënë të gjithë filtrat.