Irani kreu një seri sulmesh me raketa balistike ndaj dy bazve amerikane në Irak si hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani. Por si mund të lexohet kjo situatë?
Nga Jonathan Marcus, BBC
Duke pasur parasysh rëndësinë e gjeneralit Soleimani dhe pasionet që ngjalli vrasja e tij- sulmi ushtarak iranian kundër bazave amerikane në Irak ishte një përgjigje modeste.
Edhe SHBA, edhe Irani- pavarësisht retorikës- nuk duan një konflikt më të gjerë. Kështu që duket se do të hiqet një vijë për këtë çështje për momentin.
A është ky fundi i hakmarrjes së Iranit? Koha do e tregojë.
Por është e vështirë që të shihet se politika iraniane po ndryshon. Me sa duket, ky vend do të vazhdojë të përpiqet që të sigurojë qëllimet rajonale, jo më pak largimin e trupave amerikane nga Iraku.
Vrasja e gjeneralit Soleimani e ka dobësuar pozicionin e SHBA atje. Por ishin sulmet me raketa nga aleatët e Iranit kundër bazave amerikane që formuan preludin e kësaj krize.
A ia ka dalë SHBA të vendosë një masë parandalimi? Dhe nëse jo, a do rifillojnë sulmet e frymëzuara nga Irani?