Një delegacion nga Komisioni i Venecias pritet së shpejti të mbërrijë në Tiranë. Në përgjigje të interesit të News24, Komisioni i Venecias konfirmon se vizita në Tiranë do të jetë në fillim të muajit shkurt.
Mësohet se delegacioni do të takojë autoritetet shqiptare. Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe Presidenca përmes zëdhënësit të saj, Tedi Blushi.
“Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!”, shprehet Tedi Blushi.
Vizita vjen pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi më 30 dhjetor ku kërkonte një opinion mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese