Atentati në Rrëshen/ Zbulohet pronari i banesës nga ku u ekzekutua Reçi

E mërkurë, 08 Janar 2020 14:48

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin ndaj Kastriot Reçit, i ekzekutuar ditën e djeshme në orën 11:05 minuta të paradites.

Gazetari i SYRI TV sot ka mundur që të futet në banesën nga ku është qëlluar me snajper Reçi, ndërsa ka zbuluar edhe se kujt i përket ajo.

Shtëpia që ndodhet në katin e fundit të një pallati shumë katesh në qendër të Rrëshenit, është e shokut të Armando Gjinit, njërit prej personave të vrarë gjatë hakmarrjeve mes dy fiseve Jaku dhe Reçi.

Gjate kohës kur u vra, në gusht të 2019-ën, Armando Gjinit iu gjetën biseda me pronarin e banesës që u përdor një ditë më parë nga ekzekutori.

Ekzekutori besohet së është një qitës profesionist dhe dyshimet janë ngritur se bëhet fjalë për një ushtarak të stërvitur mirë.

Login to post comments