“E ngjashme me FBI”, ambasada e SHBA paralajmëron: Si do të japin llogari zyrtarët e lartë dhe bosët e krimit

E mërkurë, 08 Janar 2020 15:10

 “Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane”. Keshtu thekson sot ambasada e SHBA-se ne Tirane, teksa ka nxjerre nje video informuese lidhur me menyren se si do te hetohet korrupsioni në nivele të larta dhe krimi u organizuar.

Permes nje mesazhi te postuar ne faqen e vet ne FB, shoqeruar edhe me videon informuese, ambasada thekson se “Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK”, e me tej nenvizon se “do te japin llogari ish zyrtare te larte dhe boset e krimit”.

Mesazhi i ambasades se SHBA-se ne Tirane

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK. Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit

Login to post comments