Kryesimi i organizatës/ Rama: OSBE më duket e ashpër kur jam në qeveri

E Enjte, 09 Janar 2020 10:28

Shqipëria merr sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së dhe kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Vjenë Sekretarin e Përgjithshëm Thomas Greminger. Ky i fundit tha se vendi ynë ka ecur përpara dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë. 

“Jam i bindur”, tha ai për drejtimin e kryesisë së OSBE nga Shqipëria.

Ndërkohë shefi i qeverisë tha se është shumë krenar sot pasi kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të dhe Shqipërinë.

 Kryeministri Edi Rama tha se marrja e kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.
 

“45 vite më parë kur u themelua OSBE, Shqipëria ishte e vetme, një Kore e Veriut, e nxitur nga urrejtja për botën e lirë. Shqipëria ishte i vetmi shtet europian që jo vetëm refuzoi të bëhej pjesë, por të denonconte krijimin e saj. Asokohe isha një pionier me shall të kuq në qafë, ndërkohë që sot jam kryetar i kësaj organizate”, tha Rama.

Duke falënderuar paraardhësin Miroslav Lajcak, Kryeministri tha se ai do të shërbejë si referencë.

“Kur isha në qeveri, OSBE më dukej shumë e ashpër, ndërkohë që kur isha në opozitë më dukej shumë e butë”, tha Rama.

Login to post comments