Meta vlerëson maksimalisht të rinjtë vullnetarë, që ndihmuan të prekurit nga tërmeti

Premte, 10 Janar 2020 13:26

Presidenti Ilir Meta ka pasur një takim të këndshëm sot me një grup të rinjsh, që mbështesin vullnetarizmin. Meta është shfaqur i lirshëm në bisedën me ta dhe ka pranuar si dhuratë prej tyre një bluzë të nisës “Unë e dua vullnetarizmin”.

Më pas, Meta ka rrëfyer në Fb, përshtypjet e tij për këtë takim:

"Energjia dhe vizioni i të rinjve për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë në Shqipëri janë përherë frymëzuese. I tillë ishte edhe takimi që zhvillova sot me përfaqësinë e grupimit “UnionS” të nismës “Unë e Dua Vullnetarizmin”, me një kontribut të spikatur në shërbim të familjeve të prekura rëndë nga tërmeti.

I falenderova për shembullin e duhur, jo vetëm për zhvillimin dhe konsolidimin e humanizmit dhe solidaritetit, por edhe për ndihmën e çmuar të dhënë ndaj komuniteteve në nevojë.

Shqipëria e ka të domosdoshme një dimension të ri social dhe pozitiv, që bazohet tek kontributi vullnetar i secilit prej nesh, për një shoqëri më njerëzore, më të përgjegjshme dhe më europiane, por edhe më të fortë dhe të pathyeshme përballë sfidave të globalizimit.

Aktivizimi vullnetar është një vlerë e shtuar, fuqizimi i të cilit na bën të gjithëve qytetarë më të mirë dhe shoqërinë tonë më të dashur, më njerëzore dhe më optimiste." 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...