Lleshaj i habit të gjithë: Kemi goditur shumë banda, po nuk i tregojmë se ju bëjmë reklamë!

Saturday, 11 Janar 2020 10:40

Ndërkohë që vendi është përfshirë nga një valë e paprecedentë e krimit, me pasojë shumë vrasje mafioze, krim në familje dhe aksidente të shumta me të vdekur, ajo që po revoltonte opinionin ishte edhe mungesa e një prononcimi për këtë situatë, nga ana e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ministri, i cili kur vjen puna për protesta të opozitës, apo të qytetarëve si në rastin e Astirit, nuk lë rast pa bërë politikë, më në fund foli, por duke i habitur të gjithë me ato që tha.

I pyetur gjatë një interviste në `Vizion Plus` për gjendjen e kriminalitetit në vend dhe gjallërimin e grupeve kriminale, ai deklaroi se Policia e Shtetit po punon fort dhe se ka goditur bandat, por nuk i thotë dot me emra sepse ju bën reklamë!

“Por në vitin e kaluar disa banda janë goditur, nuk dua t’i them me emra se u bëj reklamë, dhe janë avancuar çështje të tjera. Në Elbasan nuk jemi mbështetur nga Gjykata, në dy raste nuk kanë gjetur mirëkuptimin e saj”, deklaroi me seriozitet të plotë ministri Lleshaj

Kjo është një deklaratë sa absurde aq edhe qesharake, sepse nëse janë goditur vërtet bandat që ka në mendje Lleshaj, ato duhej të ishin prapa hekurave dhe publikimi i këtyre `sukseseve` do të ishte në fakt një reklamë për punën e policisë dhe jo e kundërta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...