'Është futur snajperi për profesionist', Basha: Qytetarët të marrin fatet në dorë

Saturday, 11 Janar 2020 18:23

Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, kryetari i PD Lulzim Basha u shpreh se 2020 është një vit i i rëndësishëm për Shqipërinë sa i takon procesit të integrimit.

Por lideri i opozitës foli edhe mbi vrasjen mafioze të disa ditëve më parë në Rrëshen, ku Kastriot Reçi u ekzekutua me snajper në mes të qytetit.

Sipas Bashës, zgjidhja është përmes zgjedhjeve një orë e më parë. "Këtu është futur snajperi për profesionist, dhe vriten njerëzit në mes të rrugës. E kujt është përgjegjësia?! Që dalin kryebashkiakë të përfshirë në drogë, dhe hidhen granata rrugës. E kujt është përgjegjësia? E njerëzve?! Zgjidhja është përmes zgjedhjeve në orë e më parë. Ta harrojë Edi Rama se 2020 do të jetë një vit zvarritjesh të pashmangshme. Ne përgjegjësitë tona i kemi marrë. Ne do të jemi para jush për të marrë në dorë fatin tuaj. Do të jeni ju që do të vendosni me votë, Kjo është beteja që ka nisur që prej vitit të kaluar dhe s’do i ndajë shqiptarët.”, tha Basha.

Login to post comments