Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi vijon me denoncimet publike lidhur me masakrën ambjentale që po bëhet në vend. Pas atyre që lidhen me prerjet e pyjeve, zyrtari i selisë blu ishte sot në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë, nga ku denoncoi me fakte se si edhe mbetjet spitalore derdhen në bregdet.
"Vjedhje, shkatërrim mjedisi dhe rrezik për jetët e qytetarëve", shprehet Malltezi. "Rama-Ahmetaj-Zoto po përlajnë miliona euro por mbetjet urbane po mbysin plazhet. Rama me kukullat e veta vjedh miliona euro për mbetjet spitalore (kur çdo spital ka autoklava dhe mund ti djegë vetë), dhe mbetjet spitalore dalin në bregdet përfshi shiringa me age.
Vjedhje, shkatërrim mjedisi, tallje me turizmin dhe rrezik jetësh “oh sa mire me qenë shqiptar”? Apo presim filmin vizatimor të rradhës?", shkruan Malltezi në postimin e tij të rradhës.