Nga Tritan Shehu
Rama neser ne QSUT te hape pagat e bllokuara te personelit.
Kryeministri neser do te “inaguroje” per te disaten here, kesaj radhe venien ne pune, te bllokut operator e te shtreterve te kirurgjise, pjese ky i projektit te filluar shume heret e i perfunduar ne nivelin e urgjences, terapise intensive, laboratoreve, imazherise, qendres se sterilizimit etj me 2012, gjate Qeverise Berisha.
Ashtu si ai eshte me shume vonese ne perfundimin e kesaj pjese te Fazes se dyte, po keshtu Qeveria e tij akoma nuk ka realizuar dhenien e rrogave personelit te QSUT, skandal i vertete ky.
Ndersa pagesat shume milioneshe te PPP-ve, qe lidhen dhe me ambjentet e asaj godine, si ai i “sterilizimit” e ”laboratoreve” jane dhe do te jene shume te perpikta, personelit akoma nuk i jane dhene dhe ato rroga mjerane mbijetese, megjithese afatet jane tejkaluar
“Zerat e keqinje” thone se Rama i vendosur ne rrugen spekulative te PPP, shpejt do te jape si te tilla edhe pjeset e mbetura te asaj godine si imazherine e urgjencen per ta kompletuar me tej kete cikel shkaterres e korruptiv me ato cfare ai do te “inaguroje” neser.
Vetem dheniet e pagave nuk do tja kaloje PPP-ve, se ne fakt ato vetem marrin, nuk paguajne, a me mire paguajne diku tjeter, jo punonjesve per ate qe realizojne.