4 shkeljet e rënda, për të cilat Meta rrëzoi ligjin anti-shpifje

Diel, 12 Janar 2020 11:45

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ashtuquajturës paketa ‘anti-shpifje’, duke u pozicionuar në krah të komunitetit të gazetarëve që e kanë kundërshtuar me forcë këtë nisëm të qeverisë.

Sipas argumentimit ligjor të dekretit, Presidenti Meta sqaron ndër të tjera se:

‘Nga studimi i thelluar dhe krahasues i ligjit të miratuar në tërësi, konstatohet se disa dispozita të tij dhe konkretisht nenet 14, 15, 29, 30, jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

 

- Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

 

- Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

- Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

- Nuk janë në harmoni me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.’

Login to post comments