Dështon procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste në Pukë, pasi nuk u kalua dot pragu prej 50%.
Në garë ishte vetëm një kandidaturë, ajo e Marash Kolaj, që është edhe kreu aktual i PS. Procesi zgjedhor u monitorua nga delegati i PS-së, Alfred Peza.
Procesi zgjedhor u zhvillua edhe në Bashkinë e Vaut të Dejës. Në garë janë Kristian Shkreli dhe Elvis Preçi. Ndërkohë nuk do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste në Shkodër.
Për shkak të problemeve të brendshme të socialistëve në këtë Bashki, PS pritet të komandojë kryetarin e kësaj dege si drejtues.