Ish-deputeti i PD Klevis Balliu i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se Shqipëria sot është në një krizë të thellë.
Balliu theksoi se vrasjet kanë shpërthyer e ata nuk zbulohen, ndërsa shtoi se Edi Rama nuk mund të bëjë pa krimin e organizuar.
“Rilindja dhe Rama është një qeveri që krimin e ka kriter. Kjo ka lidhje edhe me ekonominë tonë. Rama vendos kriminelë në krye sepse ata janë ekspertë në vjedhje. Kriminelët mund të vjedhin më shumë. Janë katër deri tani, do bëhen pesë. Në Rilindje nuk ka limit krimi. Nëse do të ishte vetëm një rast do ta quanim një rastësi, por është provuar se Rama nuk ndahet dot nga krimi i organizuar. Flasim sikur kemi të bëjmë me Cosa Nostra. Kemi vrasës, të dënuar për prostitucion, kemi kryebashkiakë në arrati, oficerë policie në arrati. Vrasjet kanë shpërthyer gjithandej”, deklaroi Balliu.
Klevis Balliu e quajti Ramën armik të demokracisë, kurse shtoi se kryeministri të ikë që t’i hapet rruga zhvillimit.
“Ne kemi nxjerrë një paketë. Si ky sistem ose sistem tjetër janë sisteme të provuara në cdo vend të Europës, që kanë pozitivitete dhe negativitete. Këtë sistem zgjedhor e ka pasur edhe Britania e Madhe, por atyre nuk iu ka dalë Kajmak. Duhet ndarë politika nga krimi. Kanë dalë përgjime se vidhen votat. Nëse nuk vihen para përgjegjësisë ata që kanë blerë votën, shqiptarët nuk do përfaqësohen kurrë me dinjitet. Nëse krimi vendos se kush do jetë në qeveri, atëherë qeveria është vënë në shërbim të krimit. Kjo qeveri i është përgjigjur mafies e oligarkisë. Armiku i qytetarëve sot është Edi Rama, duhet larguar Rama, të ikë krimi e të kthehet demokracia”, tha Balliu.
Po ashtu, Balliu nënvizoi se SPAK duhet të hetojë krimet e Rilindjes në 7 vjet, ndër të tjera edhe ato tek Unaza e Re.
“Arsyeja e ndërhyrjes te Unaza e Re është që të vjedhin Taulanti, Erjoni, me shokët e tij. Prishja e godinave është bërë pa pasur arsye. Si ka mundësi që asnjë zyrtar nuk është marrë në pyetje për masakrën te Unaza e Re. SPAK duhet të hetojë korrupsionin tek Unaza. Aty janë dhunuar të drejtat e qytetarëve. Shohim sot si Taulant Balla e Erion Veliaj gëzojnë për shkatërrimin e jetës së këtyre njerëzve. Njerëz me poste të larta nga maxhoranca bëjnë statuse dhe më pas pendohen e i heqin. Dua t’ju kujtoj se një godinë e shembur ëhstë lejuar nga Edi Rama, që ka dhënë legalizime. Artan Lame ka bërë loegalizime dhe i ka shembur. Nuk e kuptoj si mund të veprosh në të tillë mënyrë.”, u shpreh Balliu.
Ai e quajti kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn një mashtrues, duke thënë se bashkëpunon me miqtë e tij oligark për ndërtime.
“Veliaj njeh vetëm propagandë, mashtrim dhe vjedhje. Është Veliaj që jep leje ndërtimi kudo, kurse njerëzve të thjeshtë ua shemb shtëpitë. Këtu po shemben shtëpitë e qytetarëve për të mbajtur Ballën e Veliajn me shokët e tij oligark. Balla ka thënë publikisht se e ka mik të shtëpisë Edmond Begon, një person që po bën ndërtime te Unaza dhe është dënuar shumë vjet burg. Me këtë projekt, nuk përfiton Tirana, por përfiton vetë Veliaj. Kreu i bashkisë e ka mbushur Tiranën vetëm me kulla. Veliaj deklaroi se do ndërtohet shkollë, por se u ndërtua pallat. PD do të vijë në pushtet e do jetë me qytetarët e jo me banditët e kriminelët”, shtoi Balliu.
Për Klevis Balliun, zgjedhjet e parakohshme janë një nevojë jetike për Shqipërinë.
“Zgjedhjet e parakohshme i do Shqipëria, i do ekonomia. Kaluam një situatë të rëndë nga tërmeti dhe Rama bën tallava kur vjen Vucic. Ky është një karagjozllëk moniste, që nuk ndihmon aspak shqiptarët. Zgjedhjet e parakohshme çojnë drejt zgjidhjes. Në Shqipëri fatkeqësisht kemi qeveri të kapur nga krimi ekonomik. Edi Rama e di shumë mirë se pa pushtetin kriminal nuk do të kishte zgjidhje për të përpos se të dalë para drejtësisë. PD do të vazhdojë të denoncojë aferat e kësaj qeverie. Ne do të luftojmë me çdo mjet demokratik kundër kësaj qeverie, derisa t’i kthejmë Shqipërisë dinjitetin e qytetarëve shqiptarë të drejtat që iu takojnë”, tha ai.
I pyetur për faktin se Shqipëria ka marrë këtë vit kryesimin e OSBE ODIHR, Balliu tha se Edi Rama në fakt ka dhunuar të gjitha parimet e kësaj organizate ndërkombëtare, pasi zhvilloi zgjedhje moniste.
“Edi Rama ka dhunuar të gjitha parimet e OSBE-ODIHR. Rama ka bërë zgjedhje moniste. Kemi një parlament totalisht monist. Kjo është një qeveri, e cila ka vjedhur votat, sic treguan dosja 184. Rama ka bashkëpunuar me kriminelë, ka zgjedhur deputetë e kryebashkiakë kriminelë. Një media amerikane ka shkruar artikullin “Edi Rama dhe 300 banditët”. Kjo media amerikane shkruan se Rama është një kryeministër pa zemër për popullin dhe po kjo media bën ironi që Rama është kryeministër. Rama po e con Shqipërinë drejt Beogradit. Vendi është në krizë dhe jemi në situatë kritike”, deklaroi Balliu.