Ish-kryebashkiaku i Vorës, i emëruar nga Edi Rama, Agim Kajmaku vazhdon të jetë ende në kërkim, pasi policia se ka gjetur.
E pikërisht sot, çështja e Kajmakut është rikthyer edhe njëherë në Gjykatën e Tiranës.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokuroria deklaroi se nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me Agim Kajmakun përsa i përket masës së sigurisë.
Gjykata më parë ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Ndërsa sot avokatët e Kajmakut kërkuan ndryshim të masës, nga "arrest me burg" në një masë më të butë.
Biznesmeni i luleve, u emërua nga Rama si kryebashkiak në votimet monopartiake të 30 qershorit, por më pas rezultoi të ishte i dënuar në Greqi.
Pikërisht pas denoncimit nga ana e PD-së, nisën hetimet që çuan edhe në shkarkimin e tij dhe më pas shpalljen në kërkim të Agim Kajmakut.