'Kryeministri, edhe sot në QSUT: Bota fillon me mua!

Hënë, 13 Janar 2020 13:35

Nga Tritan Shehu.

Si gjithmonë për Kryeministrin, edhe sot në QSUT: “Bota fillon me mua”, por pa bërë asgjë! Ai mbajti një fjalimi gjithë "përfshirës” pa thënë asgjë. Vetëm për politikat shëndetësore, objektivat e domosdoshme të zhvillimit të sistemit, strategjive, që duhen aplikuar për ta nxjerrë atë nga varfëria afrikane ku është zhytur, nga “zhdukja” e mjekëve në vend, decentraliziminn spitalor, etj etj nuk foli. Kryefjala si gjithmonë ishte e qartë “Bota fillon me atë", por pa asnjë zhvillim.

Nuk tha atë që është realiteti, se ky projekt i Kirurgjisë me vlerë rreth 12 ME është i vërtetë i rëndësishëm, por nuk është as më i madhi në shëndetësinë shqiptare në këto “90 vite” siç u mbur ai, as i vetmuar.

Ai është një vazhdim i projektit të përfunduar më 2012 me vlerë rreth 20 ME, kur u vunë në funksion Laboratori Qendror, Qendra e Sterilizimit, që të dyja ai tashme ia kaloi privatit me PPP; Imazheria, që dhe kjo rrezikon t’i kalohet privatit, Urgjenca Kirurgjikale e Medikale, Qendra teknologjike etj, që shpresoj te mbeten pjese e atij spitali, si mesazh i asaj qe duhet të jetë një i i tillë.

Pra ne fakt nuk tha asgjë, ndërsa sistemi yne shëndetësor po rrënohet për ditë, po largohet çdo çast nga qytetarët e po ngel pa mjekë e personel. Në fakt nuk tha as një fjalë, as për rrogat e papaguara të personelit të QSUT, të cilit unë dëshiroj t'i uroj "punë të mbarë në detyrën fisnike edhe në këto ambiente të reja".

Login to post comments