Dibra dëshmitare e krimeve elektorale të Ramës, Bardhi: Prokuroria te mos fshihet

Hënë, 13 Janar 2020 15:35

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka zhvillura takime me strukturat në qarkun e Dibrës: Krimet elektorale te ndeshkohen, prokuroria te mos fshihet më, ja deklruar Badhi gjatë këtyre takimeve.

Gjatë takimit me Kryesitë e Degëve  të PD Dibër, Bulqizë dhe Mat, shkruan Bardhi në një shenim ne facebook, shpreha mirënjohjen për sakrificën dhe betejën kundër të keqes nga banorët e qarkut Dibër dhe ritheksova se Partia Demokratike ka vetëm një prioritet: T’i japë fund kësaj krize të thellë mungese legjitimiteti dhe të nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike, që ka prekur qarkun Dibër dhe ka krijuar një krizë emigracioni të paprecedentë prej 30 vitesh.

Qarku i Dibrës më shumë se kushdo tjetër është dëshmitar i krimeve elektorale, ku Edi Rama testoi për herë të parë skemën e blerjes së organizuar dhe masive të votave në vitin 2016. Është kjo skemë që ka prodhuar një qeveri që punon vetëm për përfitimin e një grushti njerëzish në biznes dhe në qeveri. Ky model kriminal qeverisje duhet të marrë fund dhe qeverisja duhet t’u kthehet qytetarëve. Krimet elektorale duhet të ndëshkohen dhe prokuroria nuk mund të fshihet më!

Login to post comments