Qeveria s'u jep paratë e qirasë/ Basha: Rama nuk prek 150 mln dollarët e oligarkëve

Hënë, 13 Janar 2020 18:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me banorë të qytetit të Durrësit, të prekur nga tërmeti, ku një muaj e gjysmë pas fatkeqësisë që ndodhi, ende këta banorë nuk kanë marrë bonusin e qerasë.

Shqetësim të cilin ia shprehën edhe kryetarit Basha, ku edhe pse kanë hapur numra llogarie, nuk është kaluar asnjë para për të paguar qeranë, dhe kjo vetëm që Rama të mos prekë 150 milion dollarët që shkojnë për oligarkët.

‘Një muaj e gjysëm pas tërmetit, banorët e Durrësit nuk kanë marrë akoma bonusin e qerasë, ndërkohë që 8.5 milion euro kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve vetëm për afera e korrupsion, me zero shërbime të check up-it.

 

Sot u takova me banorë të Durrësit të cilët kanë paguar para për dokumente e kanë hapur numra llogarie në banka, por nuk u ka kaluar asnjë lek për të paguar qeranë.

 

Banorët janë detyruar të marrin borxh ndërsa edhe sot një muaj e gjysëm pas tërmetit, askush prej tyre nuk e ka të qartë sesi do të veprohet për riparimin e dëmeve, apo si do të zgjidhet problemi i strehimit për qytetarët e mbetur pa shtëpi.

Në mes të dimrit, me qindra familje jetojnë ende në çadra apo makina.

Dështimi dhe paaftësia e shtetit po iu kushton shtrenjtë qytetarëve që po përballen edhe me probleme shendetësore për shkak të kushteve ku po jetojnë.

Dhe e gjitha kjo, vetëm për të mos u prekur paratë që shkojnë në xhepat e dhjetë oligarkëve. Me 150 milion dollarë që shkojnë për ta, sot do ishin akorduar fondet për strehimin e banorëve dhe do kishte nisur puna për riparimin e banesave të dëmtuara.’-shkruan Basha.

 
Login to post comments