Pasi mori dokumentet shpjeguese nga Presidenti Meta, reagon OSBE: Gati, të punojmë për ndryshimet e propozuara për anti-shpifjen

Hënë, 13 Janar 2020 19:12

Përfaqësuesi i OSBE-së për shtypin, Harlem Desir ka pritur sot në një takim Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili e ka njohur me argumentet se përse e ktheu në Kuvend paketën anti-shpifje.

osbe

 

Pasi u njoh me dokumentet shpjeguese të Presidentit Meta, Desir shprehet i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit të shtypit, veçanërisht atyre pjeseve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar.

 “Përfaqësuesi i medias përsërit se asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Ai shpreson se rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e zyrës së OSBE-së për lirinë e medias.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligje “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”. Sa i takon ligjit të parë, Presidenti Meta vlerëson se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

Modifikuar më Hënë, 13 Janar 2020 19:14
Login to post comments