Nga Av. Marinela Ziu
Prej shtatë vjetësh, Partia Demokratike, monitoron dhe analizon çdo tender dhe qindarkë publike, për tju vërtetuar shqiptarëve me prova, fakte dhe dokumentacion zyrtar, si dhe sa vidhen nga kjo qeveri.
Shifrat e të cilave, vetëm nga prokurimet publike, pa përfshirë koncesionet, kontratat e klasifikuara, ankandet, qiratë e tokave shtetërore, investimet strategjike, apo çdo kontratë tjetër publike, përbëjnë vjedhje me shifra apokaliptike.
Vetëm para pak ditësh, z. Basha, pas një takimi me investitorë italianë, denoncoi koeficientin e vjedhjes dhe korrupsionit me tenderat, që sipas ekspertëve italianë ka arritur në 80%. Pra, për të njëjtin shërbim të tenderuar në Itali ku taksapaguesit paguajnë 200 mijë euro, në Shqipëri, ne paguajmë 1 milion euro pra plot 5-fishin e vlerës reale.
Duke pasur pasasysh “parimin” e mësipërm, ku vjedhja shkon deri në 80%, për shërbimet e tenderuara në vitin 2019, taksapaguesit shqiptarë do të paguanin 129 milion euro dhe jo 646 milion euro,pra falë vjedhjes dhe korrupsionit në çdo hallkë të qeverisjes, ne kemi paguar plot 517 milion euro më shumë vetëm në vitin 2019.
Le të analizojmë faktet edhe më në detaje...
Pas denoncimeve të përditshme të Partisë Demokratike, për daljen jashtë kontrollit të procedurave me negociim pa shpallje, si procedura pa garë dhe në shkelje të ligjit, pavarësisht se pati një rënie të tyre në vitin 2019, sërisht konkurrenca fiktive, pa transaparencë, me kritere dhe fitues të paracaktuar dhe mungesë të garës reale, mbeten sërisht problematikë e jashtëzakonshme.
Mungesa e garës në prokurimet publike është evidentuar edhe nga raportet e përvitshme të Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas të cilit 30% e tenderave në vitin 2018, ishin pa garë apo edhe raporteve të GjykatësEuropiane tëAuditit, e cila theksonse deri në vitin 2018, 1 në 3 tendera është pa garë.
Pas analizës së detajuar tëtë dhënave zyrtare të procedurave të prokurimit të zhvilluara në vitin 2019, situataështë akoma edhe mëproblematike,kjo pasi, në procedura me apo pa shpallje, në 38,5% ose 1 në 2 tendera, ka një operator në garë ose ka garë fiktive, ku disa operatorë hyjnë në tender me ofertë 0 dhe vetëm fituesi të cilit i është taksur tenderi është ofertues, pra procedura pa garë.
Në funksion tëmirëpërdorimit të fondeve publike, Ligji “Për Prokurimin Publik”, ka parashikuar si kriter për të kualifikuar një operator fitues, ofertën me të ulët.
Por çfarë ndodh në praktikë?
Pavarësisht se, në çdo tender pranohet nga vetë institucioni si kriter për të kualifikuar një operator fitues “oferta më e ulet”, fiton, oferta më e lartë, në disa raste edhe me miliarda diferencë me ofertën më të ulët.
Në këtë aspekt, në vetëm 1,526 ose 26,6% të procedurave total të zhvilluara në vitin 2019, nqs do të zbatohej Ligji “Për Prokurimin Publik” dhe do të kualifikohej fitues oferta më e ulët, buxhetit të shtetit do ti kursehej plot 38,5 milion euro ose 6% e vlerës total të prokuruar, e cila përbën një rritje me 1,5% krahasuar me vitin 2018.
Nga ana tjetër, nga 5,721 procedura të zhvilluara në vitin 2019, në 2,665 ose 46,5% të procedurave, vlera e fondit limit është thuaj se e njëjta vlerë me vlerën e kontratës.
Ndërkohë që vendi është zhytur në varfëri ekstreme, dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit janë ende katastrofike për qytetarët, qeveria jo vetëm që nuk kontrollon shpenëzimet e saj të luksit por krahasuar me vitin 2018 kemi një rritje me 31,4 milion euro për mobilime luksoze zyrash, rikonstruksione godinash, bileta udhëtimi, automjete, karburant, pajisje etj, duke shënuar shifrën e frikshme të plot 226 milion eurove shpërdorim vetëm në vitin 2019, dhe plot 1 miliard euro nga dita e parë e marrjes së pushtetit nga “Rilindja”.
Kjo qeveri erdhi dhe mbahet në pushtet nga një grusht i vogël njerëzisht, të cilët vetëm nga tenderat,që i quajnë edhe si “gjera të vogla”, pa përfshirë koncesione, kontrata të klasifikuara, ankande, qira tokash shtetërore, investime strategjike, apo çdo kontratë tjetër publike, vetëm në vitin 2019, kanë përfituar 45,2 milion euro ose 7% të vlerës total të prokuruar në vitin 2019.
Duke ju referuar fakteve të mësipërme, është e qartë se qytetarët nuk janë prioritet i kësaj qeverie dhe se varfëria ekstreme që ka kapluar çdo familje shqiptare, është rrjedhojë e drejtpërdrejtëinstitucionit të vetëm funksional në vend, KÇK (Kap Ça’t Kapësh), drejtues i së cilës është vetë Kryeministri...
Autorja eshte pjese e Departamentit te Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transaparencës në Qeverisje Partia Demokratike e Shqipërisë