Reforma zgjedhore/ Shehi: Kaush bosh! Duhen zgjedhje të parakohshme para verës

Tuesday, 14 Janar 2020 22:32

Ish-deputeti i opozitës dhe kreu i LZH-së, Dashamir Shehi tha se tryeza me qeverinë për reformën zgjedhore është një hap i vogël, por i rëndësishëm.

I ftuar në emisionin "Tempora" në Ora News, Shehi tha se kompromisi i arritur nuk duhet të anatemohet.

Ai u shpreh se zgjedhjet të parakohshme duhet të mbahen para verës.

Pjesë nga biseda në studio:

 

Dashamir Shehi: Ky është një hap i parë, i vogël, por i rëndësishëm. Sot kemi një letër procedure.

Sonila Meço: Edi Rama e ka kërkuar me kohë, çfarë humbën dhe çfarë kërkuam

Dashamir Shehi: Shqiptarët kanë humbur kohën. Unë kam menduar që procedurat do të ecnin më shpejt. Nëse kjo i mbetet vetëm tavolinave kjo nuk lëviz. Këtë punë nëpër botë e lëviz piaca. Kemi mbërritur në një kompromis, është e kot ti vëmë emra. Unë do të isha për këtë që askush mos e anatemojë këtë kompromisin për këtë punë që filloi. Substanca që ta mbushim këtë reformë të jetë serioze. Unë kam thënë një batutë. "po e lamë bosh, kjo është një kaush gështenjash. Po i futëm gështenja atëherë po". Kemi një kohë të shkurtër. Kemi rënë dakord në princip që po nuk u rregullua çështja e vjedhjes së votave nuk kanë rëndësi të tjerat. Linja ime është kjo: Në do kapërdinim çdo kompromisi në shkëmbim të një palë zgjedhjeve që do bëheshin këtë pranverë. Zgjedhjet që bëhen në janar të vitit tjetër nuk janë të parakohshme. Atëherë shkojnë në mënyrë logjikë ne 2021.

Sonila Meço: Është një parantezë për zgjedhje të parakohshme

Dashamir Shehi: Unë do të thoja një gjysmë detyrimi. Ditën që ne shkojmë qetë qetë në zgjedhjet e 2021 unë gjykoj që në mënyrë të detyrueshme duhet ndryshuar sistemi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...