Masakra e Reçakut, Presidenti Meta në Kosovë

E mërkurë, 15 Janar 2020 09:52

21 vite më parë do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të bëra nga ushtria serbe në Kosovë, pikërisht në fshatin e Reçakut do të vriteshin 45 civilë. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, prej ditës së djeshme ndodhet në Kosovë dhe do të jetë prezent se veprimtarinë përkujtimore të masakrës së Reçakut në Akademinë Përkujtimore në nderim të të rënëve.

Çfarë ndodhi 21 vite më parë në Reçak?

Më 15 janar 1999 u ekzekutuan mizorisht 45 civilë shqiptarë në Reçak. Në mesin e tyre kishte burra, gra, pleq e fëmijë, pikërisht sic do të duhej të tregonin këto pllaka përkujtimore të cilat fatkeqësisht duken në shkatërrim e sipër. Pakkush mund të lexojë emrat e të vrarëve apo vitin e lindjes pasi shkronjat e arta vec kanë rënë dhe fotografitë rrezikojnë të fshihen nga mungesa e mirëmbajtjes.

Një situatë e tillë edhe mund të ishte shqetësuese për familjarët e të vrarëve sikur ata të mos kishin halle të tjera, luftën për mbijetesë në vendin e çliruar. Kjo grua e cila humbi bashkëshortin dhe mbeti vetëm me gjashtë fëmijë thotë se nuk gëzon asnjë mbështetje nga shteti i Kosovës. Arsyetimi për këtë është se bashkëshorti i saj Njazi Zymeri “nuk është Dëshmor i Kombit pasi nuk ka rënë me pushkë në dorë”.

“Me 6 fëmijë më la. Vec për hatër të fëmijëve dhe shteti nuk na ndihmon. Kam 6 fëmijë dhe nuk jemi familje dëshmorësh. As të drejta shkollimi dhe as të drejta të tjera nuk na japin”, thotë Naile Zymeri.

Për homazh ndonëse shumë shkurt në kompleksin memorial të Recakut qëndroi edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Trëndafilët e bardhë me shkronjën V të ngjitur mbi varreza u vunë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe aktivistë të tjerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...