Në Siri prej 8 vitesh, humbin kontaktet me të afërmit në Vlorë, dyshohet se kryefamiljari është vrarë

E mërkurë, 15 Janar 2020 11:08

9 anëtarë të familjes Korvafaj nga fshati Kuç gjenden sot në zonën e luftës në Siri. Hasan Korvafaj i datëlindjes 1958, në vitin 2012 do të udhëtonte bashkë me gruan dhe dy fëmijët (një vajzë dhe një djale autik) drejt Sirisë.

Për t’u pasuar më pas nga djali i madh Erjoni që do t’u bashkohej në Siri bashkë me gruan dhe dy fëmijët një djalë Omari asokohe vetëm 6 vjeç, Hatixhe 3 vjeç dhe me nusen shtatzanë.

Pa lajmëruar asnjë të afërm, familja e Hasan Korvafaj do të humbiste kontaktet me të afërmit për rreth 1 vit, deri sa me këmbëngujen e vëllait të tij të vogël, Çerçizit, pas kontakteve me hoxhën e Mëzezit mundësohet komunikimi me telefon me Hasanin.

Në të vetmin kontakt familjarët kujtojnë që Hasani ishte bërë pishman për udhëtimin drejt Sirisë. Ai vetëm qante tregon vëllai i tij Çerçizi, ky ishte i vetmi komunikim me Hasanin  për të mos folur më kurrë me të.

Vëllai tjetër i Hasanit, Luan Korvafaj tregon se janë njoftuar jo zyrtarisht se Hasani ka ndërruar jetë, ai ishte vrarë në vitin 2013. Ndërsa me pjestarët e tjerë të familjes, 2 nipërit Erjonin dhe Ajnin apo mbesën Idën nuk kanë pas asnjë komunikim. As me 3 fëmijët e Erjonit.

Hajdo Korvafaj, kunata e Hasanit tregon për ngjarjen.

Sulltana Balili, motra e Hasanit flet se si nisi familja e vëllait të merrej me fenë pas miqësise që nisën me hoxhen e Mëzezit. Ekonomikisht ishin mirë tregon e motra, ndërsa shton se nuk dim bi arsyet që detyruan familjen e të vëllait të largohej.

“Ata kanë mbetur vetëm në mes të luftës, nuk kanë faj për veprimet e të mëdhenjeve”, thotë Sulltana.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...